Aktualitet

VIDEO / Të maskuar dhe armatosur rëndë, momentet e rrëmbimit të anijes së lidhur me Izraelin

Imazhet satelitore kanë pikasur në brigjet e Jemenit anijen e mallrave të rrëmbyer disa ditë më parë nga rebelët houdhi, për shkak të lidhjeve të saj me Izraelin.

Anija komerciale Galaxy Leader “u pushtua” nga disa komando ushtaraka të cilët zbritën nëpërmjet një helikopteri, teksa së fundmi mendohet të jetë në zonën e portit Hodeidah në Jemen.

Së fundmi rebelët houthi kanë publikuar pamjet dramatike të aksionit që tregojnë njerëz të armatosur rëndë ndërsa anëtarët e ekuipazhit ngritën duart lart në shenjë dorëzimi.

Anija e mallrave u kap ndërsa udhëtonte përtej gadishullit arabik gjatë rrugës për në Indi pasi u largua nga Turqia.  Ajo është e regjistruar nën emrin e një kompanie britanike, e cila është pjesërisht në pronësi të manjatit izraelit Abraham Ungar dhe aktualisht i është dhënë me qira një kompanie japoneze.

/a.r

#VIDEO #Të #maskuar #dhe #armatosur #rëndë #momentet #rrëmbimit #të #anijes #së #lidhur #Izraelin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button