Aktualitet
Manchester United planifikon ofertë të bujshme për Griezmann

Antoine Griezmann mund të transferohet në Premier League.
Sipas raportimeve të medieve angleze, Manchester United e pëlqen shumë sulmuesin francez, me këtë të fundit që nga ana e tij ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të provuar aventura të reja.
“Djajtë e Kuq” tashmë kanë nisur me disa negociata për të kuptuar disponueshmërinë e sulmuesit francez për një transferim në “Old Trafford”, duke propozuar një ofertë “monstruoze” prej 21 milionë eurosh në sezon, pothuajse trefishi i asaj që fiton aktualisht te Atletico Madrid.
Synimi i klubit anglez është të rikthehet në formë, duke vënë në qendër të projektit të ri sulmuesin e kombëtares franceze.
#Manchester #United #planifikon #ofertë #të #bujshme #për #Griezmann
gazetablic.com