Aktualitet

Buxheti 2024/ Ministri Mete: Fokusin kryesor e ka te rritja e pagave dhe investimet publike

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete i ftuar në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, foli për buxhetin e vitit 2024. Ai tha se pjesa më e madhe e të ardhurave, që priten të realizohen vitin e ardhshëm do vijnë nga mirë-administrimi fiskal. Ministri tha se Shqipëria ka nevojë   për një ecuri më të shpejtë, sa i takon pjesës së investimeve publike dhe  thithjen e fondeve të huaja apo granteve  për sektorë të caktuar.

“Pjesa më e madhe e të ardhurave që presim të mbledhim vitin e ardhshëm bazohet te mirë-administrimi fiskal. Ka një nevojë nga ana jonë për të pasur një ecuri më të shpejtë të investimeve publike dhe për të thirrur me shpejt fondet e huaja. Një nga komponentët, që është në vëmendje është absorbimi i fondeve të huaja. Ka nevojë për një vëmendje të shtuar atje”, theksoi ai.

Ai shtoi se çdo ministër duhet të veprojë me maturi kur vjen puna në ekzekutimin e fondeve dhe ligjshmërinë e tyre. Ministri Mete tha se shëndeti i ekonomisë së përgjithshme varet nga vendimet që merren nga ministria.

“Për Ministrinë e Financave dhe për këdo që është ministër, eficenca e ekzekutimeve të fondeve, disiplinimi, ligjshmëria e fondeve është kyçe. Në të njëjtën kohë është dhe ekzekutohet buxheti, sepse mosekzekutimi ndikon në rritjen ekonomike. Akti normativ që bëmë në tetor, i cili rial konte 46 miliardë lekë, dhe në pjesën e madhe po ekzekutohet të ishte pikërisht për këtë qëllim duke mbështetur një sërë sektorësh me rendësi domethënëse”, tha ai.

Gjatë diskutimit në “Real Story”, ministri Mete u shpreh se buxheti i vitit të ardhshëm do jetë buxheti i rritjes së pagave.

“Ne kemi buxhetuar rritje në investimet publike për vitin tjetër. Fokusi i  vitit tjetër, është buxheti i rritjes së pagave dhe i shpërndarjes së mirëqenies. Fakti që ne shkojmë me rritjet për investimet publike janë të rëndësishme”, tha ai./m.j

#Buxheti #Ministri #Mete #Fokusin #kryesor #rritja #pagave #dhe #investimet #publike
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button