Sport
Përfundon pa fitues përballja me Ishujt Faroe në Air Albania, Shipëria mbetet e para e grupit

Ka përfunduar me rezultatin 0-0 sfida mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”.
Ndeshja ka qenë e qetë nga të dy skuadrat dhe nuk ka pasur shumë raste konkrete.
Ndeshja e ditës së sotme u zhvillua në kuadër të fazës eleminatore brenda grupit E për “Euro 2024”.
Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare arriti një barazim të vlefshëm edhe në sfidën me Moldavinë, duke marrë një pikë e cila e kualifikoi në fazën tjetër të “Euro 2024”.
Sfida e mbrëmjes së sotme vendosi se Shqipëria do të mbetet kryesuese në grupin E.
/a.d
#Përfundon #fitues #përballja #Ishujt #Faroe #në #Air #Albania #Shipëria #mbetet #para #grupit
Java News