Aktualitet

Evakuohen qindra pacientë nga spitali Al-Shifa, OBSH: Është një zonë vdekjeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përshkruar spitalin al-Shifa në qytetin e Gazës si një “zonë vdekjeje” pas një vizite në kompleks. Një ekip i përbashkët i OKB-së i udhëhequr nga OBSH vlerësoi spitalin për një orë pas pushtimit dhe evakuimit të tij nga ushtria izraelite.

Ekipi tha se ata panë prova të bombardimeve dhe të shtënave me armë dhe vëzhguan një varr masiv në hyrje të spitalit, në të cilin ndodheshin eshtrat e 80 njerezve.

Pas urdhrave të evakuimit të lëshuara nga ushtria izraelite, 300 pacientë të sëmurë rëndë mbeten në al-Shifa, dikur spitali më i madh dhe më i avancuar në Gaza.

OBSH tha se po përpiqej të organizonte evakuimin urgjent të pacientëve dhe stafit të mbetur në objektet e tjera në Gaza dhe thirrje të përsëritura për një armëpushim.

/a.d

#Evakuohen #qindra #pacientë #nga #spitali #AlShifa #OBSH #Është #një #zonë #vdekjeje

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button