Aktualitet

FOTOT/ Disa orë në doganë e sekuestro simboleve të Shqipërisë, si Tifozat Kuq e Zi të Suedisë fituan “luftën” me kohën

Tifozët Kuq e Zi janë ata që  sakrifikojnë më shumë se kushdo tjetër për të ndjekur e përkrahur në çdo stadium  Kombëtaren duke shpenzuar  jo pak nga xhepi i tyre. Secilit prej tyre i duhet një buxhet i majmë për t’u akomoduar  në hotel, për ushqim, për biletën apo për shpenzimet e ndryshme gjatë ditës së ndeshjes.

Sakrificat e Tifozave Kuq e Zi (Të Suedisë) gjatë eliminatoreve ishin të mëdha. Ata udhëtuan në grup rreth 40 persona drejt Moldavisë  për të mbështetur Kombëtaren fillimisht me avion dhe më pas nga Rumania me furgona.

Si duket, jo gjithçka ka shkuar në mënyrë perfekte. Automjetet e shërbimit të transportit kanë pësuar defekte, çka ka sjellë edhe vonesa. Më pas, problemet nuk munguan as në Moldavi.

Kontrolle të imtësishme dhe sekuestro të gjitha simboleve të Shqipërisë pa asnjë shpjegim, acaruan situatën. Pas një periudhe të caktuar kohore, tifozët janë lejuar të drejtohen drejt stadiumit “Zimbru” në Moldavi dhe vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes kanë arritur të ngjiten në tribunë.

Kësaj radhe nga Stokholmi, Malmoe ,Goteborgu ishin bërë bashkë emigrantë nga Peqini, Librazhdi, Kavaja, Korça, Erseka, Pogradeci, Prishtina, Peja e Tetova. Në fundi ia vlejti, pasi Shqipëria u kualifikua në Euro 2024./m.j

C03002d3 Ee5c 4563 Adbe D9db0cc02775

#FOTOT #Disa #orë #në #doganë #sekuestro #simboleve #të #Shqipërisë #Tifozat #Kuq #të #Suedisë #fituan #luftën #kohën

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button