Aktualitet
“Kufomat” mbushin oborrin përpara Shtëpisë së Bardhë

Organizata “Amnesty International” organizoi një protestë përpara Shtëpisë së Bardhë, duke vendosur qese kufomash në oborrin e saj, të cilat përfaqësonin në mënyrë simbolike trupat e mijëra palestinezëve të vrarë nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.
Protestuesit vendosën trëndafila dhe qirinj ndërsa kërkuan që presidenti i SHBA, Joe Biden të bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në konflikt.
Organizatori i protestës së Amnesty-së, Isra Chaker tha se grupi gjithashtu po i bën thirrje qeverisë izraelite që të lejojë ndihmën humanitare në Gaza pas bombardimeve disa javore nga Izraeli.
/a.r
#Kufomat #mbushin #oborrin #përpara #Shtëpisë #së #Bardhë