Aktualitet

Shpërthen gazetari Mahmutaj: Berisha duhet arrestuar. Është nje palaço…e ka vendin në burg

“21 janari” ka qenë tema qëndrore e emisionit ‘3D’ në RTSH të drejtuar nga Alban Dudushi, e cila është rikthyer sërish në vëmendje të opinionit publik pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Brukseli, gazetari Fatos Mahmutaj u shpreh se qëndrimet e Berishës sot ndaj Strasburgut, për të cilin u shpreh se “nuk e ka penguar drejtësinë”, janë qëndrime prej një “palaçoje”.

“Ai qenka palaço fare. Është ky njeri i cili në 21 janar menjëherë pasi vrau njerëzit ka thënë shprehimisht që do të kisha vrarë dhe 5000, 10. 000 edhe 1 milionë njerëz. Kërcënoi dhe terrorizoi ish kryeprokuroren duke e quajtur “lavire bulevardi”, kërcënoi edhe ish- presidentin e kohës, Bamir Topi duke e quajtur horr bulevardi, kërcënoi shefin e atëhershëm të opozitës, Edi Rama se do ta fus plumbin në ballë, fshehu gardistët që qëlluan mbi njerëzit. Ishte ky që i fshehu, i mori në mbrojtje. Refuzoi që gardistët të mjekoheshin në spital. Shefi i sigurisë së tij rrahu Ndrea Prendin, i mori pistoletën dhe qëlloi mbi njerëzit. ”, deklaroi Mahmutaj.

/a.r

#Shpërthen #gazetari #Mahmutaj #Berisha #duhet #arrestuar #Është #nje #palaçoe #vendin #në #burg

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button