Aktualitet

Deputetja e Bashës: Ky Parlament ka marrë arratinë, duhet të mbyllet urgjentisht

Deputetja Flutura Açka e ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” deklaroi se Parlamenti duhet të mbyllet, për t’i hapur rrugë fillimit të një Parlamenti të ri për qytetarët shqiptarë. Sipas saj “ky Parlament ka marrë arratinë”.

“Ka deputetë të përkushtuar dhe jam e lumtur që i kam njohur, por ka të tjerë që rutinën e tyre e përdorin vetëm për veten e tyre.

Ky parlament duhet të mbyllet sot dhe të fillojë një parlament tjetër për shqiptarët. Ky Parlament ka marrë arratinë mesa shoh unë.

Po kalon një pr.buxhet,pa debate. Kjo është e papranueshme për një parlament serioz, evropian”, tha ajo.

Açka u shpreh më tej se së shpejti do të sjellë për publikun librin e saj të ri. Ajo deklaroi se pranverën e ardhshme do të jetë gati vepra e saj e re, e cila do të jetë një vepër voluminoze.

“Sot  nis panairi i librit, është viti i parë që unë nuk dal. Është emocion i veçantë të jesh në tendën tënde.

Panairi i librit një prej festave më të bukura që ka Shqipëria. shteti ka pasur shumë pak të bëjë në formimin e këtij panairi. Shkoj si shkrimtarë mirëfilli në këtë panair. Nuk kam vepër të re këtë vit. Mbase pranverën e ardhshme do jem gati për veprën tjetër. Jam njeri që redaktoj natën”, u shpreh Açka.

/a.r

#Deputetja #Bashës #Parlament #marrë #arratinë #duhet #të #mbyllet #urgjentisht

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button