Shpallet fituesi i Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu fut në xhep 144 mijë euro

Lumbardh Salihu, me profesion futbollist, është fituesi i finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 2.
Pas 108 ditësh përfundoi spekaktli më i madh në vend i cili theu shumë tabu dhe para jush ka sjellur ekskluzivitete të mëdha.
Ndërkaq, Edona në këtë edicion ka zënë vendin e katërt, Shqipja të tretin dhe Blerando të dytin.
Lumbardhi ishte bërë pjesë e BBVK-së që prej natës hyrëse të 20 tetorit të vitit që lamë pas.
Përgjatë kësaj aventure të tij televizive, ai është përballur me një mori situatash interesante, të tensionuara, pikante e emocionuese.
Pos kësaj, ai e ka gjetur edhe dashurinë e tij, Kaderin, me të cilin është lidhur brenda shtëpisë.
/f.s
#Shpallet #fituesi #Big #Brother #VIP #Kosova #Lumbardh #Salihu #fut #në #xhep #mijë #euro
Java News