Aktualitet
Kombëtarja grumbullohet për 2 “finalet”, në kërkim të pikës së Europianit

Kombëtarja shqiptare nis sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e rëndësishme të muajit nëntor. Sot pritet që grupi të jetë i plotë dhe trajneri Silvinho menjëherë të nisë nga puna.
Nisja drejt Moldavisë e ekipit do të bëhet ditën e enjte paradite dhe kështu trajneri Silvinho do të ketë në dispozicion katër ditë kohë për t’u përgatitur.
Kombëtarja shqiptare luan fillimisht me Moldavinë në transfertë më 17 nëntor dhe 3 ditë më vonë pret në Tiranë, Ishujt Faroe.
Kuqezinjve i mjafton vetëm një pikë për të prerë një biletë për në Gjermani aty ku do të zhvillohet dhe Europiani i 2024.
/a.r
#Kombëtarja #grumbullohet #për #finalet #në #kërkim #të #pikës #së #Europianit