Sport

Latifi nuk ia del: Ahmataj ngushëllohet me tre ‘përforcime’ te Tirana

Latifi

Emergjenca e mungesave për Tiranën mbyllet në një farë mënyre me transfertën e Korçës. Kthehen në dispozicion të teknikut, Julian Ahmataj, dy të skualifikuarit Ardit Deliu dhe Albi Doka. Në fakt, rikthimet në formacionin bardheblu janë tre, sepse edhe Lulaj do të jetë në ndeshje. Problemi i vetëm mbetet në sulm, ku Latifi vazhdon të shtyjë kthimin në fushë.

Të dy për shkak kartonësh nuk ishin të gatshëm për ndeshjen me Skënderbeun e përfunduar 1-1. Bashkë me ta do të kthehet edhe Bruno Lulaj, gjithashtu i munguar në ndeshjen e fundit. Mbrojtësi është kthyer dje në stërvitje me ngarkesë të plotë, duke punuar për herë të parë me grupin. Kështu, Lulaj, ashtu si Deliu e Doka, do të jenë në fushë për ndeshjen me Kukësin dhe Ahmataj mund të ketë tashmë shumë më tepër alternativa për të përgatitur ndeshjen, me shpresën për të marrë një fitore, që do të ishte shumë e rëndësishme.

Ai që nuk rikuperon është Liridon Latifi. Sulmuesi vazhdon të punojë individualisht dhe është e sigurtë që nuk do të mund të jetë gati për Kukësin. Në këtë pikë, Ahmataj do të propozojë edhe njëherë Kaina Nunes me Abazajn në të majtë e Hasanin në të djathtë. Janë akoma jashtë të dëmtuarit afat-gjatë Abdullahu, Selmani, Patriku, për të cilët kthimi është parashikuar vetëm në janar. Në anën tjetër, tekniku ka kërkuar kujdes nga dy lojtarët që rrezikojnë të plotësojnë numrin e kartonëve Jonuzi e Hila, për të mos u future edhe njëherë në kaos për ndeshjen me Erzenin.


#Latifi #nuk #del #Ahmataj #ngushëllohet #tre #përforcime #Tirana

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button