Partizani është Partizan”. Abilaliaj mesazh kampionatit, Osmani kontrovers: “Luftojmë për kreun

“Besoj ishte fitorja me bindëse për sa i përket mënyrës si u zhvillua loja, ishte një ekip tejet agresiv në fushë. Synimi ka qenë që të arrinim në këtë pikë. Kupat e Europës sollën një fare lodhje, sot ishte një ndeshje perfekte”. Arbër Abilaliaj, drejtori që po rezulton trajner i suksesshëm, nuk e fsheh lumturinë pas 4-1 ndaj Vllaznisë. “Besimi ka qenë i jashtëzakonshëm tek të gjithë. Këta lojtarë kanë dëshirë për të luajtur dhe në kampionate të rëndësishme. Duan të mësojnë, kanë energji, ka qenë e thjesht të punosh me këta, ka konkurrencë të shëndoshë”.
Abilaliaj tani është gati për të vazhduar përpara, pa parë askënd në sy: “I kemi bërë gjërat e qarta, fitore pas fitore të gjithë futbollistët duan të bëhen pjesë e këtij ekipi. Që me mbarimin e ndjeshjes disa lojtarë po bënin seancën stërvitore. Unë u vonova pak pasi isha duke bërë planin për ditët në vazhdim. Fokusi është tek ndeshja e radhës, pavarësisht me kë përballemi. Partizani është Partizani kudo që të shkojë”, deklaroi Abilaliaj.
OSMANI MBLEDHJE ME EKIPIN: LUFTOJMË PËR KREUN
“Mbledhja? Lojtarëve nuk u thashë kurrgjë, thjesht debatuam për lojën, për gabimet që bëmë”. Qatip Osmani e ka të vështirë të shpejgojë shembjen e të tijve përballë Partizanit. Në ndeshjen e dytë në detyrë tekniku nga Maqedonia e Veriut nuk ka ende fitore. Por shpartallimi i kuqebluve është një cështje që e shqetëson shumë: “Mendoj se momenti vendimtar i ndeshjes ishin golat në shtesën e pjesës së parë. Në fillimin e të dytës pësuam përsëri gol. Sa i përket ndeshjes, mendoj se ne në fazën mbrojtëse ishim çdo herë me vonesë në dyluftime. Nuk kishim agresivitet, luanim ngadalë topin, pa pasime të sakta. Ndaj nuk krijuam shumë raste për shkak të këtyre problemeve që përmenda.
Lexo më tej: Video/ Nuk ka nevojë për shtesë, Partizani shpërbën Vllazninë: Osmani shembet 4-1 në kryeqytet
Osmani pastaj habit kur pavarësisht pozicionit në renditje ( i trei nga fundi me 13 pikë) lëshon dorashkën e sfidës: “Edhe pse përmenda ndeshjen dhe humbjen e sotme, lëndimet bëjnë të vetën. Ndoshta pak edhe ndërrimi i trajnerit ndikon në këtë lojë. Por megjithatë, besoj që Vllaznia përsëri do të luftojë për kreun e tabelës”.
#Partizani #është #Partizan #Abilaliaj #mesazh #kampionatit #Osmani #kontrovers #Luftojmë #për #kreun
Lapsi