Sot agjendë e ngjeshur në komisione/ Opozita paralajmëron bllokim, mazhoranca do të mbajë mbledhjet online
Kuvendi i Shqipërisë do të ketë sot një axhendë të ngjeshur. Siç e ka përcaktuar rendi i ditës, sot është parashikuar mbajtja e 5 komisione parlamentare. Bëhet fjalë për komisionin e Ekonomisë, atë të Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese, ku në qendër të diskutimeve do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024. Teksa opozita ka nisur një aksion ku asnjë komision nuk do të vijojë punimet normalisht, Kuvendi ka vendosur që këto mbledhje të mbahen online.
Opozita ka bërë me dije se nuk do të ketë asnjë seancë normale, deri sa të plotësohen 3 kërkesat e tyre, që janë: mos-përfshirja e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.
Komisioni i Ekonomisë njoftoi se mbledhja do të zhvillohet online, por pavarësisht kësaj Gazment Bardhi do t’i thërrasë deputetët në një mbledhje në orën 10:30 në kryesinë e kuvendit. Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit.
#Sot #agjendë #ngjeshur #në #komisione #Opozita #paralajmëron #bllokim #mazhoranca #të #mbajë #mbledhjet #online
Lapsi