PAMJET/ 2 gra gatuajnë në Prizren një fli rekord prej 2 metrash

Flija është një nga gatimet më tradicionale të veriut të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, ku është mjaft e kërkuar edhe sot. Të gjithë jemi mësuar të shohim fli me tepsia normale gatimi, por dy gra nga fshati Gjonaj, Has i komunës së Prizrenit, kanë vendosur të surprizojnë shqiptarët.
Edhe pse 80 vjeçe, Lokja Shahe ka thyer rekordin për gatimin e flisë më të madhe ndonjëherë në trevat shqiptare. E moshuara është ndihmuar nga Rabie Hodaj, e cila ka treguar me hollësi gatimin e kësaj flie dhe cilët ishin përbërësit e saj.
Më shumë se 50 kg miell, 7-8 kilogramë gjalp, si dhe dhjetra kokrra vezë ishin pjesë përbërëse e përgatitjes për këtë fli. Mirëpo një sasi e konsiderueshme u shpenzuan edhe për dru zjarri, ku për të pjekur flinë gjigante u deshën 3 metër kub.
Me përmasa 2 metra e gjatë, për gatimin e kësaj flije u prodhua enkas një saç për pjekje. Pas gatimit, ajo është transportuar me një mjet të veçantë në shtëpinë e Kulturës së qytetit të Prizrenit, ku edhe është konsumuar. /Tv Prizreni
#PAMJET #gra #gatuajnë #në #Prizren #një #fli #rekord #prej #metrash
Lapsi