Aktualitet

Kundër luftës në Gaza/ Njoftohet një tubim pro Palestinës të dielën në Tiranë

Me dhjetëra qytetarë, mes të cilëve të moshuar e fëmijë, tubuan në sheshin Skënderbe në Tiranë, në përkrahje të popullit palestinez në Rripin e Gazës

Njëjtë si në disa kryeqytete të tjera të botës, edhe në Tiranë është njoftuar mbajtja e një proteste në mbështetje të Palestinës. Në 5 nëntor është njoftuar një protestë e ndërrmarë nga 6 shoqata: “Mexhlis”, “Ardhmëria”, “Thirrja në Mirësi”, “Tumed” dhe “Qendra për Kulturën Islame Evropiane” dhe “Ensar”. Tubimi do të nisë në orën 12:00. Ai do të fillojë në sheshin Skënderbej dhe më pas do të marshohet deri në sheshin Nënë Tereza.

“Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, genocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza. Tubimi do të jetë konform ligjit. Për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente”, njoftojnë organizatorët.

Kujtojmë një protestë e tillë është zhvilluar edhe rreth para tre javëve në kryeqytet. Dhjetëra qytetarë tubuan në sheshin Skënderbej në përkrahje të popullit palestinez në Rripin e Gazës. Ndër të tjera vlen të përmendet se në Shqipëri është një komunitet i vogël palestinez.


#Kundër #luftës #në #Gaza #Njoftohet #një #tubim #pro #Palestinës #të #dielën #në #Tiranë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button