Aktualitet

Video/ Zejnullai e zgjidh me penallti, Egnatia ruan kreun: Erzeni ndihet i vjedhur, plasin polemikat

Zejnullai

Në krye, në pritje të Partizanit, falë një fitore 0-1 ndaj Erzenit që nuk ka kaluar pa polemika. Egnatia merr fitoren e tetë në kampionat, duke qendruar të paktën për dy ditë në krye të renditjes (të kuqtë luajnë të hënën). Zejnullai shënoi golin që vuri përfund 1-0 Erzenin, në ndeshjen që hapi javën e 12 të Superiores. Në fund, shijakasit pretenduan një 11 metërsh, pak caste pasi Fangaj u ndëshkua me karton të kuq.

Me kujdesin për të mos u ndëshkuar, të dy formacionet iu frikësuan rrezikshmërisë që paraqiste kundërsulmi kundërshtar. Në pjesën e parë, kjo ndoshta ndikoi që dy ekipet prodhuan një lojë pa ritëm e ku mungesa e rasteve i shkonte në sintoni ambjentit të stadiumit. Egnatia sidoqoftë e zgjidhi cështjen menjëherë pas rifillimit. Zejnullai shënoi golin e avantazhit, duke vendosur ndeshjen nën kontroll. Tetova kërkoi edhe golin e sigurisë, por Dëamena nuk është në formën e tij më të mirë.

Lexo më tej: Egnatia mposht 2-1 Kukësin mes polemikave: Nica proteston për dy penalltitë


Shijakasit provuan të barazonin, por nuk kishin forcën e duhur për të shqetësuar Sherri. E megjithatë, një asist iu dha nga Fangaj që u ndëshkua me karton të kuq në kohën shtesë. Ndërhyrja e mbrojtësit u pikas nga VAR, pas një kontrolli të gjatë. Në superioritet, Erzeni mund të bënte dicka më shumë dhe u shty i gjithi në sulm në minutat e fundit të shtesës. Mundësia ndoshta edhe ishte, kur reklamuan një prekje më dorë në zonën rrogozhinase. Por ajo nuk u mor në konsideratë nga kryesorja Rusta e cila vërshëlleu për fundin e sfidës pas 14 minutave shtesë.

#Video #Zejnullai #zgjidh #penallti #Egnatia #ruan #kreun #Erzeni #ndihet #vjedhur #plasin #polemikat

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button