Po ta kapja drejtësinë s’do lejoja të më kapnin askënd

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS në Fier, komentoi edhe akuzat se drejtësia e re është e kapur nga qeveria teksa po fliste për luftën kundër korrupsionit.
“Pastaj e kam kapur unë drejtësinë. Kjo besoj nuk ia vlen një shpjegim sepse kjo është e qartë që një qeveri që do të kapë drejtësinë, për çfarë do ta kapë, që të mos i kapin askënd. Se ta kapësh drejtësinë dhe pastaj të t’i kapin ata që duhen kapur kjo nuk është kapje e drejtësisë. Kështu që o ke brenda vetes vesin ose vizionin dritë shkurtër që të rrish në karrige dhe t’i kapësh të gjitha…ose kohën që je ulur në karrigen që të kanë vërë të tjerët dhe fuqinë e asaj karrigeje ta vësh në dispozicion për të bërë gjëra që mbeten për të gjithë. Kjo reformë në drejtësi ka filluar sot por do të mbetet pëer të gjithë sepse është e pakthyeshme”, tha Rama.
#kapja #drejtësinë #sdo #lejoja #të #më #kapnin #askënd
Lapsi