Protesta/ Përjashtohen tre deputetë të PD-së nga parlamenti

Socialistët kanë vendosur të përjashtojnë nga seancat parlamentare për 10 ditë deputetët Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho. Vendimi është marrë nga Sekretariati i Etikës në Kuvend. Shkaku për të cilin është kërkuar përjashtimi i këtyre deputetëve është se “penguan zhvillimin e rregullt te punimeve plenare, duke larguar nga vendet karriget e deputetëve te mazhorancës dhe vendosur si barrikadë përpara foltores duke e bllokuar si dhe duke përdorur lëndë piroteknike (flakadanë) në sallën e Parlamentit” thuhet në shkresën që socialistët i dërguan kuvendit.
Më tej në shkresë detajohen veprimet e Ervin Salianjit si ndezja e flakadanit dhe momenti kur ai ka hedhur një karrige në drejtim të gardistit që i mori tymuesen.
Opozita po proteston në parlament dhe në Kryesinë e Kuvendit kundër bllokimit të komisioneve hetimore nga mazhoranca dhe për një përfaqësim në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
The post Protesta/ Përjashtohen tre deputetë të PD-së nga parlamenti appeared first on .
#Protesta #Përjashtohen #tre #deputetë #të #PDsë #nga #parlamenti
Lapsi