Aktualitet

Kemi ngritur pika kontrolli për autorët

Atentati mbrëmjen e sotme ka ndodhur në kthesën e Bathores, ku dy persona kanë qëlluar 46-vjeçarin Agim Hida me armë zjarri. Hida është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që policia bën me dije se po bën krehjen e zonës për arrestimin e autorëve. Po ashtu theksohet se ata kanë qëlluar nga një motor në lëvizje.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Informacion paraprak Më datë 02.11.2023, rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46 vjeç. Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


#Kemi #ngritur #pika #kontrolli #për #autorët

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button