Ekspozita Fotografike “Kur Fotografia prek indet e Qytetit” e zhvilluar në qëndrën Slow Mill Milano, Italy Nga Griseld Hoxha

Në fund të muajit tetor, fotografi i talentuar durrsak Griseld Hoxha ka çelur ekspoziten personale fotografike te emertuar “KUR FOTOGRAFIA PREK INDET E QYTETIT”. Në stilin blacandwhite (bardh e zi ). Në këtë ekspozite e cila ka ngjallur interers, autori mori pjesë me rreth 20 fotografi të përzgjedhura nga koleksionet e pasura të tija. Ekspozimi u bë në në qëndrën kulturore “Sloë Mill” në qytetin e Milanos. Takimi u shërbye në gjuhën italiane nga Prof.Fabiola Sali dhe gjatë aktivitetit u interpretuan edhe dy poezi nga Monda Mara të shoqëruara nga akordet e kitares së artistit arbëresh Mimmo Imbrogno.
Kuratorja Alketa Delisha ka vënë në dukje se në panoramën bashkëkohore fotografike, arti i fotografisë së rrugës është vendosur si një nga gjuhët më të sinqerta dhe më të drejtpërdrejta për të treguar realitetin. Mjeshtra të mëdhenj si Henri Cartier-Bresson, Vivian Maier dhe Daido Moriyama kanë kaluar dekada duke përjetësuar jetën e përditshme në qytete anembanë botës. Griseld Hoxha, me vizionet e tij për rrugët shqiptare, përshtatet në këtë traditë, duke sjellë një erë të re dhe freskuese në zhanër. Sipas kuratores Delisha: “Veprat e Griseldit nuk janë thjesht fotografi; janë fragmente historish të papritura, përfaqësime të jetës reale që pulsojnë me vitalitet dhe autenticitet. Ndërsa Cartier-Bresson ndoqi “momentin vendimtar”, Griseld na tregon kapërcimin e momenteve në dukje banale. Aftësia e tij për të kapur thelbin e jetës së përditshme, ashtu siç bëri Vivian Maier në rrugët e Çikagos, është e padiskutueshme.Megjithatë, ajo që e dallon Griseldin është dashuria dhe mirëkuptimi i tij i thellë për Shqipërinë. . Griseldi, me syrin e tij të mprehtë dhe ndjeshmërinë unike, na kujton se rrugët janë më shumë se thjesht shtigje. Ata janë teatro të gjallë, ku çdo ditë zhvillohet një paraqitje e pafund e gjendjes njerëzore..”.









