Video/ Arbitri spanjoll Rei e përdor sprajin me një qëllim gjenial: askush nuk e kishte menduar më parë

Gjestet e arbitrave në ndeshjet e futbollit janë të pangatërrueshme. Si lojtarët, ashtu edhe spektatorët, e dinë se çfarë po ndodh në situata të caktuara. Vitet e fundit, për shembull, jemi mësuar me përdorimin e sprajit nga zyrtarët e ndeshjes gjatë goditjeve të lira. Një mjet që nuk përfshihet plotësisht në rregullore, por është në dorën e federatave të ndryshme e që tani përdoret vazhdimisht. Një mënyrë për të parandaluar dikë që të jetë dinak për tu afruar ose për të vendosur topin aty ku dëshiron. Me pak fjalë, asgjë e re. Megjithatë ka nga ata që e kanë përdorur këtë spraj në një mënyrë absolutisht të re, duke i lënë të gjithë të habitur. Rasti pikërisht i Saul Ais Rei. 38-vjeçari spanjoll po drejtonte e përplasjes e Segunda Division, mes Mirandes dhe FC Cartagena. Asnjë situatë e jashtëzakonshme në fushë, pra administrim normal nga bilbili spanjoll.
VEPRIMI QË E BËRI ARBITRIN VIRAL
E megjithatë, një moment normal, u bë krejtësisht i veçantë. Një veprim loje kërkonte ndërhyrjen e VAR-it përmes kontrollit. Siç ndodh shpesh në këto rrethana, lojtarët e rrethuan arbitrin me shpresën për të mësuar më shumë dhe ndoshta për të ndikuar në vendimin e tij të mundshëm. Në vend që të qëndronte në vend dhe t’i ftonte të gjithë të largoheshin, gjatë kontrollit, Saul Ais Reig vendosi të nxirrte sprajin e tij me shkumë.
Me të Rei hoqi vijën klasike në fushë, për të përcaktuar kufirin që lojtarët protestues të mos e kalonin. Me pak fjalë, një zgjedhje e pazakontë, me arbitrin e ndeshjes që përdori teknikën klasike të goditjes së lirë për një situatë shumë të ndryshme. Lojtarët e dy skuadrave mbetur të habitur dhe në fakt disa prej tyre janë dukur edhe të hutuar.
Spanish ref Saúl Ais Reig spraying a line as a barrier the players couldn’t encroach before checking a VAR call in the Mirandés vs Cartagena match.
😳
pic.twitter.com/kZ7BvizyMy— Gilles 🇳🇬🏴 (@_Grimanditweets) October 29, 2023
Alberto Rodríguez, Luis Munoz dhe Isak Jansson megjithatë respektuan kriterin e arbitrit dhe kohën për vendimin. Diçka e pa parë më parë. Por kush e di, mund të bëhet një praktikë e përhapur për t’ua lehtësuar jetën arbitrarve. Ajo që është e sigurt është se ishte një vendim absolutisht i shkëlqyer nga spanjolli Rei.
#Video #Arbitri #spanjoll #Rei #përdor #sprajin #një #qëllim #gjenial #askush #nuk #kishte #menduar #më #parë
Lapsi