Kurrë nuk ka ndodhur që mazhoranca të rrëzojë 8 Komisione Hetimore pa dhënë asnjë shpjegim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka fajsuar maxhorancën për gjendjen që ndodhet Kuvendi ditën e sotme. Nga foltorja, Bardhi është shprehur se Kuvendi është futur në ngërç për shkak mazhorancës. Po ashtu Bardhi në fjalën e tij, para se Lindita Nikolla t’ia ndërpriste, ka deklaruar se kurrë nuk ka ndodhur që maxhoranca të rrëzojë 8 Komisione hetimore pa dhënë asnjë shpjegim
Bardhi: Prej 3 javësh e keni futur Kuvendin në ngërç. Duke nisur nga ju kryetare. Kurrë në historinë e këtij parlamenti që kryetarja e Parlamentit të hedhë në votim të drejtat e opozitës ndërkohë që mazhoranca i ndërpret ato. Kurrë nuk ka ndodhur që mazhoranca të rrëzojë 8 Komisione hetimore pa dhënë asnjë shpjegim.
#Kurrë #nuk #ndodhur #që #mazhoranca #të #rrëzojë #Komisione #Hetimore #dhënë #asnjë #shpjegim
Lapsi