Aktualitet

Ursula von der Leyen viziton Kosovën, do të takohet me Osmanin e Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë sot Kosovën, ku pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’iu prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë planin e rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Takimi me presidenten Osmani do të nis në orën 13:15 dhe pas përfundimit të tij do të ketë edhe konferencë për media. Ndërkaq takimi me kryeministrin Kurti do të mbahet rreth orës 14:40, është bërë e ditur në njoftimin për media nga zyra e Kryeministrit. Kujtojmë se Von der Leyen ka nisur dje vizitën e saj katërditore në Ballkanin Perëndimor, ku ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut.

Pas vizitës në Prishtinë, Von der Leyen do të udhëtojë pasdite për në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren, Ana Bërnabiç. Vizita vjen pas takimeve që Von der Leyen pati në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.


#Ursula #von #der #Leyen #viziton #Kosovën #të #takohet #Osmanin #Kurtin

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button