Aktualitet

Lajm i fundit/ 1 i vrarë dhe 2 të plagosur në Vushtrri të Kosovës (PAMJET)

Vushtrri

Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur sot në orën 15:50 në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” në Vushtrri të Kosovës. Policia e Kosovës njoftoi se për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona dhe është konfiskuar edhe një armë.

“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, – tha Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës. Është e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, motive dhe identititeti i viktimave. /


Lajmi po përditësohet… 

#Lajm #fundit #vrarë #dhe #të #plagosur #në #Vushtrri #të #Kosovës #PAMJET

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button