Aktualitet
Nga nesër, akrepat do të zhvendosen me 60 minuta pas

Ditën e nesërme në mesnatë ndryshon ora. Ndërrimi do të ndodhë natën kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00. Në aparatet e celularëve, ndryshimi do të bëhet në mënyrë automatike. Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit. Në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Ky ligj është rinovuar çdo katër vjet. Për shkak të krizës energjetike të periudhës së fundit, shumë vende po kërkojnë braktisjen përfundimtare të orës diellore, duke adoptuar orën verore gjatë gjithë vitit.
#Nga #nesër #akrepat #të #zhvendosen #minuta #pas
Lapsi