Derdhnin mbetje të hidrokarbureve në lumin Gjanica, procedohen tre punonjës në Fier

Tre persona janë proceduar penalisht për ndotjen e lumit Gjanica. Policia njofton se të proceduarit ishin punonjës të dy kompanive private me aktivitet në fushën e hidrokarbureve, të cilët hodhën mbetje në lumë.
Nga hetimet rezulton se 2 kompanitë ku janë punonjës përgjegjës këta shtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit, pasi kanë shkarkuar aty mbetjet e këtyre lëndëve.
Si rezultat u proceduan penalisht një 34-vjeçar me detyrë drejtor i Qendrës së Prodhimit të Naftës në Fier; një 35 vjeçar, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Dekantimit në një kompaninë private në Patos; si edhe një tjetër 61 vjeç, me detyrë drejtor i operacioneve të hidrokarbureve, në një kompani tjetër private.
#Derdhnin #mbetje #të #hidrokarbureve #në #lumin #Gjanica #procedohen #tre #punonjës #në #Fier
Lapsi