Sporting i drejtohet CAS, kërkon 30 milionë euro për Joao Mario. Inter: “Asnjë shkelje”

Ende nuk është thënë fjala e fundit në betejën ligjore që Sporting Lisbona po zhvillon kundër Inter për çështjen Joao Mario. Klubi portugez, pasi FIFA e refuzoi plotësisht apelin e paraqitur në tetor 2022, vendosi t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS). Qëllimi është të kundërshtojë mungesën e aktivizimit nga zikaltrit të klauzolës së vendosur prej 30 milionë euro. Ajo do të futej në fuqi në rastin e transferimit të lojtarit në çdo klub tjetër që merr pjesë në kampionatin portugez. Joao Mário, i cili ishte i huazuar nga Inter te Sporting në sezonin 2020-21, kishte ndërprerë kontratën që e lidhte me zikaltrit dhe më pas, me parametër zero, u transferua te rivalët e qytetit Benfica. Një mënyrë, sipas portugezëve, e gjetur për të anashkaluar klauzolën e lartpërmendur.
Lexo më tej: U transferua te ‘armiqtë’, tani duhet të paguajë 30 milionë euro: Sporting Lisbona hedh në gjyq Joao Mario
E gjithë kjo mund të shihet nga pasqyrat financiare të Inter më 30 qershor 2023 të miratuara sot nga mbledhja e aksionerëve. “Më 10 gusht 2022, Inter mori një kërkesë kompensimi për 30 milionë euro nga Sporting Clube de Portugal – Futebol (“Sporting CP”), në lidhje me transferimin e përhershëm të lojtarit Joao Mario te Benfica – lexohet në shënim -. Më 10 korrik 2023, FIFA e hodhi poshtë plotësisht ankesën e Sporting CP. Më pas, më 6 shtator 2023, Sporting CP apeloi në CAS (“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv”). Shoqëria, megjithëse e konsideron veten jo përgjegjëse për shkeljet kontraktuale, po shqyrton ankesat e palës tjetër me avokatët e saj dhe do të veprojë në organet kompetente për mbrojtjen e interesave të saj”.
#Sporting #drejtohet #CAS #kërkon #milionë #euro #për #Joao #Mario #Inter #Asnjë #shkelje
Lapsi