Aktualitet
Humb jetën marinari në Durrës

Një marinar ka gjetur vdekjen pas kontaktit që pati me rrymën elektrike brenda në anije.
Bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili ishte pjesë e ekuipazhit të një anije tregtare. Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë teksa anija tregtare ishte nisur nga porti i Durrësit.
Menjëherë pjesëtarët e ekuipazhit kanë lajmëruar autoritetet dhe menjëherë është nisur Guardia di Financa, e cila ka marrë trupin e pajetë të 18-vjeçarit duke e sjellë në Portin e Durrësit dhe më pas drejt morgut ku pritet edhe t’i bëhet autopsia.
#Humb #jetën #marinari #në #Durrës
Lapsi