Përgëzoj kryeministrin e Kosovës që pranoi propozimin e BE-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi homologu i tij në Kosovë pranoi në propozimin e BE për Asociacionin. Kuri e Vuçiç patën takime të ndara në Bruksel me krerët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Më poshtë reagimi i plotë i Ramës.
E përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të avancuar me vendosmëri drejt zgjidhjes debllokuese të ASM-së përmes instrumenteve të vetë-menaxhimit si kornizë për negociatat e ardhshme. Ky është me të vërtetë një moment historik i rëndësishëm. Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të demonstrojnë lidership dhe të punojnë ngushtë me partnerët tanë perëndimorë për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Themelore për normalizimin e marrëdhënieve, pa vonesa të mëtejshme. Rajoni ynë meriton paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin për një të ardhme të përbashkët, më të mirë, në vend të konflikteve, lojërave të fajësimit dhe pengesave që na dëmtojnë të gjithëve.
#Përgëzoj #kryeministrin #Kosovës #që #pranoi #propozimin #BEsë
Lapsi