E pabesueshme te United: De Gea mund të kthehet, faji është i Onana

Manchester United mund të jetë sërish në të ardhmen e David De Gea. Pas lamtumirës së tij në verë, pasuar nga disa polemika për qendrimin e mbajtur nga Red Devils, portieri spanjoll mund të rikthehet për të mbrojtur shtyllat e ekipit anglez. Motivi është i thjeshtë: mungesa e Andrè Onana për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës. Shtatorin e kaluar, ish-lojtari i Inter u rikthye në kombëtare pasi u përjashtua në Kupën e Botës. Por kjo e vë në vështirësi serioze skuadrën e Erik Ten Hag.
Me ardhjen e garës kontinentale, portieri afrikan është i destinuar të fluturojë në Bregun e Fildishtë, duke lënë të pambrojtur portën e United gjatë gjithë janarit. Madje duke e zgjatur mungesën e tij në muajin pasardhës, në rast se skuadra arrin në fazën e eliminimit direkt.
RIKTHIMI I DE GEA
Një situatë që sigurisht nuk e lë të qetë klubin e familjes Glazer, që pas një fillimi të komplikuar të sezonit, ka gjetur sërish portierin Onana. Kamerunasi ishte protagonist i një sërë pritjesh vendimtare në ndeshjen kundër Copenhagen, mes të cilave penalltia e pritur ndaj Larsson në shtesë. Prania e turkut Altay Bayındır si rezervë nuk jep garanci, veçanërisht në një periudhë kaq të gjatë. Kështu që De Gea është kthyer në modë.
Lexo më tej: Ten Hag mbron ‘gafaxhiun’ e Manchester United: “Onana? Edhe Schmeichel e nisi keq”
Sipas asaj që raporton “The Sun”, futbollisti iberik ka udhëtuar disa herë në Mançester gjatë javëve të fundit, duke i lënë kështu vend imagjinatës së tifozëve që nuk e kanë harruar kurrë. De Gea u brohorit rregullisht nga tifozët në momentet më të ndërlikuara të Onana. Ish-portieri ka mbështetjen e lojtarëve me të cilët ka mbetur në raporte të shkëlqyera. Megjithatë është e nevojshme të kapërcehet pengesa që lidhet me mos rinovimin për shkak të ofertave në rënie të klubit.
#pabesueshme #United #Gea #mund #të #kthehet #faji #është #Onana
Lapsi