Aktualitet
I dergjur në gjak te vijat e bardha dhe aksidentoi për vdekje ‘shef’ Olsin, merret vendimi i fundit ndaj shoferit të kamionit

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme shoferin e kamionit, i cili aksidentoi për vdekje “shef Olsin”.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. F., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin Oligert Dika, 32 vjeç, banues në Tiranë” njofton policia.Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Kastriotët”.Oligert Dika ishte një personazh i njohur në rrjetin social ‘Tik-Tok’ si ‘Olsi Polici’, videot e të cilit bëheshin virale, ndërsa vishej me një jelek të policisë rrugore edhe mbante tabelë në dorë.