Policia në shtëpinë e Berishës/ Rama jep leksione për demokracinë në Bruksel

Që prej 21 Tetorit, policia po përpiqet t’i bllokojë pasaportën kreut të opozitës Sali Berisha. Policët kanë qenë në shtëpinë e tij dhe në selinë e PD, pasi gjykata ka vendosur masë sigurie “detyrim paraqitje” për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”. Vendimi i gjykatave është i paprecedent, pasi për kufizimin e lirisë së deputetëve, Kushtetuta thotë se duhet marrë më parë autorizimi i parlamentit.
Procesi ndaj Berishës, që është konsideruar nga opozita si përndjekje ligjore, por kjo nuk e ka penguar kryeministrin Rama të japë leksione për demokracinë në një forum të organizuar nga Bashkimi Europian, ku mori pjesë bashkë me presidenten e Këshillit Europian, Ursula von der Leyen.
“Po, demokratizimi i mëtejshëm është i nevojshëm. Po, rreshtimi me vlerat e parimet e Bashkimit Europian është thelbësor, por siç dikur Angela Merkel thoshte: “Autostradat nuk funksionojnë siç duhet pa demokraci, por demokracia pa autostrada nuk mund të funksionojë si duhet” tha Rama, ndërsa përsëriti metaforën e martesës me Bashkimin Europian.
#Policia #në #shtëpinë #Berishës #Rama #jep #leksione #për #demokracinë #në #Bruksel
Lapsi