Aktualitet

Loja e dyfishtë/ Kurti “po” asocacion, por pa sanksione s’ka dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon taktikën tërhiq e mos e këput lidhur me presionin ndërkombëtar për të arritur një marëveshje me Serbinë. Nga nëra anë, ai duket se ka pranuar për herë të parë një plan të pesëshes perëndimore (Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Francë e Itali) për krijimin e një asocacioni të komunave me shumicë serbe, por nga ana tjetër, menjëherë ka lëshuar mesazhin se dialogu nuk mund të vazhdojë, nëse Serbia nuk sanksionohet nga BEpër ngjarjet e Banjskës .

Një propozim modern për asocacion

Pas vizitës në Prishtinë të emisarëve të QUINT-it, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, deklaroi se me Kurtin ka diskutuar për një plan për asocacionin. Këtë e ka pranuar në një farë mënyre edhe qeveria e Prishtinës e cila ka folur për “një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7”. Pikërisht ky nen i Marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh me plot 11 nene, parashikon “një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë” dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës. Në një farë mënyre këtë pranim e ka bërë edhe njeriu më i afërt i Albin Kurtit, në Vetëvendosje, kryparlamentari Glauk Konjufca që në një intervistë në T7 ka pranuar se projekti i propoziar për asocacionin është në përputhje me kushtetutën. 

Ndërsa zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë më 24 tetor se blloku evropian ka bërë “propozim modern evropian” për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.


Deri tani palët nuk kanë qenë dakord për këtë pikë. Në Beograd insistojnë në kompetenca të gjera për këtë asociacion, ndërsa në Prishtinë thonë se ato do ta rrezikonin funksionalitetin e shtetit.

Pas vizitës së pesëshes në Kosovë e Serbi për të intensifikuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve që u pasua nga ajo që u duk si një dritë jeshile nga Kurti, liderëve të dy vendeve u shkoi njuë një ftesë nga Bashkimi Europian për takime në Bruksel për takime me Presidentin e Francës, Kancelarin e Gjermanisë, Kryeministren Italiane dhe Presidenten e Komisionit Europian duke e pranuar si bazë propozimin e ri të Pesëshes që përfshinë edhe një statut për Asociacionin.

KthesaFinancial Times

Por, në një intervistë të publikuar këtë të martë në gazetën Financial Times Albin Kurti veç asaj që ka pranuar ka çuar edhe mesazh me kushte. Ai ka këmbëngulur përmes një interviste në “Financial Times”, që Serbia duhet të sanksionohet para se të rikthehet në tryezën e dialogut me Kosovën. “Nëse nuk do të ketë dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që bënë, definitivisht nuk do të ketë dialog”, tha sot Kurti për FT.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook  Videos 

Kurti ka thënë se nëse s’ndodh ndëshkimi “do të përfundojmë në një menaxhim të dështuar të krizës dhe do të harrojmë fare për normalizimin”. Sipas tij, Perëndimi duhet t’i shuajë shpresat për rikthim të bisedimeve në rrugë të duhur, nëse “nuk ushtron masa shtrënuese ndaj Serbisë.

Të enjten, Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do t’i takojnë veç e veç presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ata janë ftuar në Bruksel katër ditë pasi emisarët perëndimorë i kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë që t’i normalizojnë marrëdhëniet, në disa takime që i kanë zhvilluar në Prishtinë dhe Beograd. temë kryesore pritet të jetë një propozim i ri dhe modern për themelimin e asocacionit. Palët kanë arritur marrëveshje qysh në vitin 2013, ndërsa më 2015 janë pajtuar edhe për parimet e funksionimit të tij.

Po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur se këto parime janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe ka kërkuar që ato të harmonizohen përmes akteve nënligjore.

©

 

#Loja #dyfishtë #Kurti #asocacion #por #sanksione #ska #dialog

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button