Aktualitet

Video/ Pas Tiranës edhe Erzeni, Mensah vendos fitoren në shtesë: me 10 lojtarë shijakasit i shkuan pranë arritjes

Mensah

Pas derbit, Partizani merr fitoren e dytë 2-1 në harkun e katër ditëve, edhe këtë herë në kohën shtesë. Të kuqtë mposhtën Erzenin, në “Arenën e Demave”, në ndeshjen e fundit të javës së 9′ të Kategorisë Superiore. Cara hapi ndeshjen me një gol spektakolar në pjesën e parë dhe dalja me karton të kuq e Kahrimanovic para pushimit u duk se vulosi rezultatin. Meçja i krijoi probleme Abilaliajt në pankinë, por Mensah e zgjidhi në shtesë.

Në një ndeshje ku lodhja e derbit rrezikoi të ishte faktor, Partizani ia doli të merrte fitoren e dytë në katër ditë, duke qendruar në distancë parakalimi ndaj Egnatias (mund ta kalojë nëse fiton rikuperimin me Teutën). Mungesat në mbrojtje dhe ato ‘historike’ tani në sulm, nuk u dukën një problem, kur Cara hapi ndeshjen. Veprim fantastik në zonë i sulmuesit që dribloi në të ngushtë dt lojtarë, para se të mposhtte portierin me të djathtën e harkuar. 1-0 në minutën e 27′ por Erzeni ishte aty. Atanda e Zeka detyruan Hoxhën të bënte shpëtimtarin. Sidoqoftë, në fundin e pjesës së parë gjërat u thjeshtuan për të kuqtë. Ndërhyrja e çekuilibruar e Kahrimanovic ndaj Muratajt fillimisht u ndëshkua me të verdhë, por më pas në VAR arbitri ndryshoi ngjyrën e kartonit.

Lexo më tej: Në derbi “ishte fati”, me Egnatian “dëmtimi i Lulaj”: Ahmataj gjen justifikimin e ri për humbjen e dytë


SHTESA SHPËTIMTARE E TË KUQVE

Erzeni me 10 lojtarë, por nuk u dorëzua. Goli i barazimit erdhi në minutën e 64′. Meçja ndëshkoi një mbrojtje të hutuar, duke mbërritur i pari në topin e grushtuar nga Hoxha, për të barazuar rezultatin.

Por pikërisht në shtesë, Mensah bëri sërish shpëtimtarin për Partizanin. Pasi i dha fitoren në derbin me Tiranën, ai shënoi edhe ndaj Erzenit duke i dhënë të kuqve 3 pikët në “Arenën e Demave”. Quajeni fare mirë tani “zona Mensah”.

#Video #Pas #Tiranës #edhe #Erzeni #Mensah #vendos #fitoren #në #shtesë #lojtarë #shijakasit #shkuan #pranë #arritjes

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button