Aktualitet

Peshkonin me mjete të ndaluara në liqenin e Shkodrës, procedohen dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht pasi u kapën duke peshkuar me mjete që prodhojnë rrymë elektrike në liqenin e Shkodrës. Kontrollet u kryen në fshatin Kamicë, ku dy personat po peshkonin me mekanizma, të cilët janë të ndaluar për shkak të rrezikut që kanë.

Në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi për një 45 vjeçar dhe një 39 vjeçar për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti lundrues dhe mekanizmat elektrikë që përdoreshin për peshkim.


#Peshkonin #mjete #të #ndaluara #në #liqenin #Shkodrës #procedohen #persona

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button