Aktualitet

Udhëheqësit botërorë i bëjnë thirrje Izraelit të respektojë ligjet ndërkombëtare e të mbrojë civilët

Udhëheqësit e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Kanadasë, Gjermanisë dhe Italisë i kanë bërë thirrje Izraelit që t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar dhe të mbrojë civilët, duke përsëritur gjithashtu të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër terrorizmit.

“Udhëheqësit përsëritën mbështetjen e tyre për Izraelin dhe të drejtën e tij për të mbrojtur veten kundër terrorizmit dhe bënë thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar, duke përfshirë mbrojtjen e civilëve,” thuhet në deklaratë.

Ata mirëpritën lirimin e dy pengjeve dhe bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të mbetura e u angazhuan për një koordinim të ngushtë për të mbështetur shtetasit e tyre në rajon, veçanërisht ata që dëshirojnë të largohen nga Gaza. Udhëheqësit mirëpritën gjithashtu lajmin se ndihma ishte lejuar në Gaza dhe shtuan se diplomacia që synon të parandalojë përhapjen e konfliktit.


Udhëheqësit u angazhuan për të vazhduar koordinimin e ngushtë diplomatik, përfshirë me partnerët kryesorë në rajon, për të parandaluar përhapjen e konfliktit, për të ruajtur stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe për të punuar drejt një zgjidhjeje politike dhe paqes së qëndrueshme.

#Udhëheqësit #botërorë #bëjnë #thirrje #Izraelit #të #respektojë #ligjet #ndërkombëtare #të #mbrojë #civilët

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button