Serie A: Milan-Juventus 0-1, ish-i i kuqezinjve Locatelli fundos Djallin e mbetur me 10 lojtarë

Juventus mundi 1-0 Milan në San Siro në ndeshjen e madhe të javës së 9-të të Serisë A. Pas tri pikëve të sotme bardhezinjtë kalojnë në -1 pikë pas kuqezinjve të dytët në tabelëne renditjes. Një rezultat që bën gjithashtu të lumtur Interin i cili pas fitores së djeshme ndaj Torinos udhëheq i kryeson me 22 pikë i ndjekur nga kushërinjtë e qytetit.
Ndeshja
Milan filloi më mirë takimin dhe vetëm një mrekulli nga Szczesny ia mohoi Giroud golin (13′). Juventus lufton, por në minutën e 40 Thiaw rrëzon Kean i cili niset drejt portës. Menjëherë gjyqtari tregon kartonin e kuq duke e lënë Milan me 10 lojtarë. Në minutën e 63-të ish-lojtari i kuqezinjve Locatelli gjen goditjen fituese falë devijimit vendimtar të Krunic. Në finale Mirante shpëton dy herë portën e Djallit, nga Vlahovic dhe Cambiaso.
#Serie #MilanJuventus #ishi #kuqezinjve #Locatelli #fundos #Djallin #mbetur #lojtarë
Lapsi