Vesa nuk ia del, drama e Drejtorit të Akademisë Vllaznia Hasani: “Zoti mesa duket e deshi për vete”

Në përfundim të ndeshjes në Korçë, tekniku Migen Memelli nuk kishte fjalë për ndeshjen, i tronditur nga ajo që po ndodhte me vajzën e mikut të tij, Drejtorit të Akademisë kuqeblu Alban Hasani. Por lutjet dhe mbështetja e të gjithëve nuk ka mjaftuar që Vesa tia dalë. E bija e kreut të moshave të Vllaznisë kishte bërë një ndërhyrje, ku anestezia i kishte shkaktuar alergji. Me gjithë përpjekjen e mjekësve, e reja nuk ka mundur të përballojë situatën dhe ka humbur betejën për jetën.
Lajmin e ndarjes nga jeta të Vesa Hasanit e ka bërë të ditur klubi i Vllaznisë, ku nëpërmjet një postimi i shpreh ngushëllime familjarëve.
“NGUSHËLLIM
Mbarë komuniteti i futbollit shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të Vesës – vajzës së mikut, kolegut tonë Alban Hasanit. Fjalët janë të tepërta në këto momente trishtimi , por i lutemi Zotit që ta forcojë familjen dhe shpirti i saj të prehet në paqe”, ka shkruar klubi shkodran.
REAGIMI I HASANIT
Në një komunikim të shkurtër për “Shkodra Sport”, Alban Hasani ka falenderuar stafin e Spitalit Rajonal Shkodër për profesionalizmin e treguar. Në dhimbje për humbjen e madhe, Drejtori i Akademisë ka thënë pak fjalë, por me shumë peshë. “Zoti e paska shkruar që Vesa të largohet nga ne shumë para kohe, megjithatë në emrin tim dhe të familjes sime, dua të falenderoj të gjithë personelin e Spitalit Rajonal Shkodër, në veçanti reanimatorët dhe infermierët për përkujdesjen e treguar. Faleminderit për gjithçka që bëtë për vajzën tonë, por Zoti mesa duket e deshi atë për vete”, ka mundur të gjejë forcë për të deklaruar Alban Hasani.
#Vesa #nuk #del #drama #Drejtorit #të #Akademisë #Vllaznia #Hasani #Zoti #mesa #duket #deshi #për #vete
Lapsi