Aktualitet
Oficerët e Krimit Ekonomik në selinë blu, Berisha: S’i takova

Sali Berisha tha se nuk i ka takuar personalisht 2 oficerët e Krimit Ekonomik që shkuan sot në ambientet e selisë blu.
Teksa largohej për në banesën e tij, Berisha ndaloi për të mbajtur një fjalë para mediave duke u shprehur se e gjitha është një lëvizje e kryeministrit Edi Rama kundër tij.
“Nuk i takova. Jo nuk pata asnjë takim personal. Do respektoj Kushtetutën. Kushtetuta prevalon. Ky ishte turpi i Edi Ramës. Unë nuk i takova fare, por nuk pranoj shkelmimin e Kushtetutës se do Edi Rama. Po ti pranoja në takim do i thosha që çojani Edi Ramës ta zjejë çaj. Ajo që ndodhi të enjten nuk ka kthim dhe nuk ka lidhje,“-tha para mediave Berisha.
#Oficerët #Krimit #Ekonomik #në #selinë #blu #Berisha #takova
Lapsi