Aktualitet

Masa e sigurisë për aferën e ‘Partizanit’/ Berisha komenton vendimin e GJKKO: Pranoj sfidën!

Pasi GJKKO caktoi mbrëmjen e sotme ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit ka dalë në një deklaratë për mediat.

Që në nisje të fjalës së tij Berisha sulmoi ashpër Ramën, duke i përmendur disa afera. Mes të tjerash ai tha se pranon sfidën për ndalimin e tij për të dalë jashtë vendit.

“Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike. Ai i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij, në aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton, afera Mcgonigal, e djegësve, e sterilizimit, e portit të Durrësit, e Butrintit. Edi Rama pasi ka humbur mandatin e deputetit, siç thotë Kushtetua, me tenderat që ka fituar në kundërshtim me ligjet, thjeshtra e saj Xhillari, në kompaninë Iriu. Me tenderat që ka fituar Fangu, apo burri i motrës së Linda Ramës. Me implikimin e kësaj të fundit në bordet e bankave. De facto në përputhje me kushtetutën, ai nuk është më deputet i Kuvendit. Rama pasi grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve, dhe bëri, eleminoi dhe pasi u damkos si vëlla i Vuçiçit….”, tha Berisha.


#Masa #sigurisë #për #aferën #Partizanit #Berisha #komenton #vendimin #GJKKO #Pranoj #sfidën

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button