Aktualitet
Luftimet në Gaza/ Mijëra protestues pro-palestinezë mbushin rrugët e Londrës

Këtë të shtunë, njëjtë me fundjavën e kaluar, mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Londrës për të marshuar në mbështetje të palestinezëve. Nga njoftimi i policisë raportohet se deri në 100,000 protestues pro-palestinezë ishin të pranishëm.
“Liri për Palestinën” dhe “Ndaloni bombardimin e Gazës“, shkruhej në disa prej pankartave që qytetarët mbanin në duar. Organizatorët, “Fushata e Solidaritetit të Palestinës”, bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Ata kanë kërkuar dërgimin e “ndihmës së plotë humanitare”.
#Luftimet #në #Gaza #Mijëra #protestues #propalestinezë #mbushin #rrugët #Londrës
Lapsi