Aktualitet

Rëfimi i tmerrshëm i gazetares së Al Jazerra për shpërnguljen e familjes së saj

Gazetarja e Al Jazeera,Maram Humaid rrëfen largimin e saj traumatik drejt jugut të Gazës, pas urdhrit për evakuim nga ushtria izraelite. Mes konfuzionit, trishtimit dhe ndjenjës së pafuqisë, ajo ka vetëm një siguri: atë të përjetimit të një eksodi pa kthim. Fantazma e vitit 1948 është në mendjet et të gjithë njerëzve të shpërngulur. Këtë rrëfim që e kanë botuar shume media të botës po e sjell në shqip edhe

Marrë nga përkthimi i Courrier International/ përshtati T Çela,




Burri nxorri vetëm një fjalë nga goja:« Fëmijët tanë» – e cila më kthjelloi nga konfuzioni dhe nënvizoi urgjencën e situatës. Isha e pushtuar nga imazhet e fëmijëve të pafajshëm dhe të porsalindurve të vrarë gjatë bombardimevë të mëparshme.
Megjithatë një pyetje më mbërtheu: “ku do të shkonim”? Përballë nesh kishim dy mundësi, sepse familja et burrit tim kishte të aferm Nuseirat, në qendër të Rripit të Gazës, ndërsa imja në Deir Al-Balah, pra në jug.
Pas një debati të gjatë familja e tim shoqi vendosi të shpërngulet drejt Nuseirat, më këmbënguljen e nënave për të shpëtuar fëmijët. Kujdesi për ta është faktori kryesor vendimmarrës në këto kohë kaotike dhe të rrezikshme.

Unë i telefonaova tim vëllai duke insistuar që të niseshim drejt shtëpisë së gjyshit tim, në Deir Al-Balah. Ai ra dakord menjëherë. Në orën tetë në mëngjes, kisha filluar të paketoja plaçkat, duke shikuar lajmet dhe duke telefonuar familjen time ndërkohë që mbushja dhe shpaketoja çantat që do merrnim me vete.
Një vështirësi e re më doli : me çfarë mjeti transporti do të udhëtonim për atje? Unë nuk kam një makinë timen, ashtu si shumica e banorëve të Gazës, që nuk kanë automjete individuale.
Acarimi dhe tensioni rriteshin, kur mendoja se sa të shumtë do të ishin ata që kërkonin një mjet transporti për tu shpërngulur pas ultimatumit të ushtrisë izraelite.

Ndërsa im shoq kontaktoi xhaxhallarët e tij për të siguruar transportin për në Nuseirat, babai im na telefonoi për të na thënë se do të merrte nënën time dhe motrat e mia. Ai propozoi të kthehej dhe të na merrte – mua, fëmijët, burrin dhe pjesën tjetër e familjes për të na çuar në Deir Al-Balah.
Lëshova një psherëtimë lehtësimi, pas kësaj drite shprese, që ma bëri situatën më të qartë. Thirrja et babait tim shënoi një pikë kthese. Burri im dhe unë ishim të fokusuar në përgatitjen e gjërave thelbësore, të tilla si ushqimi, uji, konservat, pelenat dhe qumshin për foshnjën. Pasiguria drejt së cilës po niseshim na detyronte të parashikonim të papriturat. Përveç gjerave të domosdoshme mora me vete një album fotografish, ndërresa për fëmijët tanë, libra për ti hequr mëndjen dhe një batanije në çantën e ndihmës së shpejtë.

Paradjenjat e mia ishin të ndryshme nga evakuimet e mëparshme,
sikur ky nuk do të ishte një largim i përkohshëm por një mërgim i përhershëm. Fjalët pesimiste të tim shoqi, i bindur nga ana e tij se ishte një udhëtim pa kthim, qëndronin pezull në ajër, duke më bërë t’i frikësohesha shtegut pa dalje nëpër të cilin ishim nisur.

Ngjarjet po precipitonin dhe më dukej e pamundur të krijoja një ide për atë që na priste. Nga dritarja ime shihja fqinjët duke ngarkuar baulet e tyre në kamionë.

Pyetje të panumërta

Ndërsa unë dhe burri filluam të grindeshim, u dëgjua zëri i vajzës sonë Baniyas, et cila sapo ishte zgjuar dhe na ndërpreu me një pyetje të thjeshtë:
“Pse po bëjmë gati valixhet ?” Burri i shpjegoi me qetësi se Israeli po kërcënonte me bombardime rajonin tonë dhe ne duhej të niseshim për në Deir Al-Balah. Baniya më në fund e pranoi largimin, pa dëshirë, pasi i ati e qetësoi duke i thënë se ne shpresonim të kthehshim sa më shpejt.
Babai im i shoqëruar nga vëllai im mbërriti për të na çuar në Deir Al-Balah. Një trishtim i thellë dhe një ndjenjë pafuqie më përshkoi ato çaste.
Unë kisha në krahë foshnjën, burri im mbante në duar Baniyan, vëllai im na ndihmoi me bagazhet dhe nuk i mbaja dot lotët duke zbritur shkallët.

Pyetje të panumërta më vërshuan në kokë: a do të mund të ktheheshim ndonjëherë në shtëpi? A do të na shkatërrohej shtëpia?
Hyra në makinë me zemër të coptuar. Menjëherë mbizotëroi heshtja. Unë u ula mbrapa me një çantë, ngjitur me Baniyas. Burri mbante foshnjën tonë në krahë. Rruga ishte e bllokuar me banorë të Gazës që kërkonin të largohen nga qyteti.
Njerëzit e ngarkuar me bagazhe kishin bllokuar kryqëzimet duke kërkuar një mjet transporti, disa ecnin në këmbë, të tjerë kishin mundur të hypnin në kamionë. Shtëpitë dhe rrugët që linim pas ruanin shenjat e goditjeve shkatërruese të Izraelit.

Rrugës thirra një shok për ta marrë vesh rrugën më të sigurt për në Deir Al-Balah dhe për të shmangur pikat ku bombardohej.  Spektakli gjatë rrugës ishte njëkohësisht mbresëlënës dhe dërrmues. Familje, fëmijë, burra të ngarkuar me bagazhe ecnin përgjatë rrugës. Një proçesion i ndërprerë nga automjete të ngarkuara deri në pamundësi nga çanta dhe valixhe mbi të cilat ishin kapur grumbuj me batanije dhe dyshekë.

Peripecitë tona vazhduan deri sa mbërritëm në hyrje të Deir Al-Balah. Për shkak të trafikut, udhëtimi kishte zgjatur një orë e gjysmë në vend të tridhjetë minutave të zakonshme. Pasi kaluam nëpër rrugicat e ngushta, më në fund arritëm në shtëpinë e gjyshit, në qendër të qytetit.
Nuk ishim të vetmit që kishim ardhur për të gjetur strehim këtu; një pjesë e familjes ishte aty tashmë. Xhaxhai na priti të gjithëve ngrohtësisht. Shtëpitë fqinje ishin njësoj të tejmbushura me refugjatë nga Gaza. Kur hyra në shtëpinë e gjyshit, gjëja e parë që pashë ishte portreti i tij i varur në mur. Gjyshi im ishte një nga personat e zhvendosur gjatë Nakba-s (fatkeqësia, fjalë që përdoret për të  përshkruar eksodin e madh të palestinezëve në vitin 1948-shenim ). Vdiq në vitin 2002 pa qenë në gjendje të realizonte ëndrrën et tij: të kthehej në fshatin et tij Isdoud – i riemërtuar nga Israeli “Ashdod”.
Dhe ja tani, në 2023,  janë nipërit et tij të cilët po zhvendosen dhe dëbohen. Shtëpia e vjetër, e mbyllur prej vitesh, i rihapi portat për të na akomoduar, dhe kështu ne u bëmë refugjatë në tokën tonë.
Nga brenda shtëpisë dëgjoj zhurmat e një sulmi të ri ajror, dhe nuk mund të mos i them nënës sime: “Historia përsëritet.”
Maram Humaid, botuar më 15 tetor

#Rëfimi #tmerrshëm #gazetares #së #Jazerra #për #shpërnguljen #familjes #së #saj

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button