Trump arrin në Gjykatën e Manhatanit, i merren shenjat e gishtërinjëve

Trump pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, megjithëse është ende e paqartë nëse do të merret fotografia e tij.
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit, ku ai është arrestuar. Trump pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, megjithëse është ende e paqartë nëse do të merret fotografia e tij. Më pas, ai do të sillet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet, një paraqitje që pritet të jetë e shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA. Trump nuk pritet të vihet në pranga pas arrestimit të tij, pasi ai do të mbetet nën mbrojtjen e vazhdueshme të forcave të rendit.
Për çfarë akuzohet Trump?Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’. Sot ai mund të arrestohet./Dosja