Aktualitet
FOTO/ Ndarja e Melonit, gallatë në internet (nuk shpëton as Rama)

Ndarja e kryeministres italiane Giorgia Meloni nga partneri i saj, gazetari Andrea Giambruno ka shkaktuar reagime të shumta në politikë, por edhe në rrjetet sociale në vendin fqinj.
Ishte vetë Meloni që njoftoi ndarjen pas publikimit të një regjistrimi ku Giambruno bënte komente seksiste me një kolegen e tij dhe ku pranonte tradhtinë bashkëshortore. Kjo ngjarje nuk u ka shpëtuar as memeve të shumta, ku njerëzit kanë shfrenuar fantazinë e tyre.
Italianët duket se kanë parë një ngjashmëri midis Melonit dhe Shakirës, edhe kjo e fundit u tradhtua nga ish partneri i saj, futbollisti Gerard Pique. Gallatës nuk i ka shpëtuar as kryeministri shqiptar Edi Rama. ©
#FOTO #Ndarja #Melonit #gallatë #në #internet #nuk #shpëton #Rama
Lapsi