Aktualitet

Prapaskenat/ Delegacioni i ndërkombëtarëve në Prishtinë. Kurti ndryshon strategji pas Banjskës

Të shtunën, një delegacion më të dërguarit euro-amerikanë dhe përfaqësuesit e të tri vendeve të QUINT-it, do të mbërijn në Prishtinë me synimin për t’i dhënë shtytje të re dialogut të ngeciur në vend mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkimi Evropian ka njoftuar se vizita e pesëshes euro-amerikane ka për qëllim progresin konkret në zbatimin e marrëveshjes dhe shtensionimin e situatës.

Por, një pjesë e ndërkombëtarëve po kërkojnë të përvijojnë qasjen se dialogu duhet vazhduar aty ku kishte mbetur, sikur që prej takimit të fundit Kurti-Vuçic, ku një pjesë e ndërmjetësve fajësoi kryeministrin e Kosovës, të mos kishte ndodhur asgjë në terren. Këtë qëndrim ka mbajtur edhe kryeministri i Shqipërisë, që ka shumfishuar thirrjet për themelimin e asocacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin ai pretendon se ka një projekt personal. Rama i ka bërë thirrje Prishtinës ta hedhi këtë hap, sepse ndryshe rrezikon të përfundojë si Palestina. 

Lexo me tej:


Reportazh i Le Monde/ Në Banjskë, aty ku dështoi një Krime e dytë 

Kjo lloj qasje, në të cilën duhet pohuar se Edi Rama nuk është vetëm, ka një qëllim të rakorduar: Ata po i kërkojnë Prishtinës të sillet sikur sulmi terrorrist në Banjskë nuk ka ndodhur, sikur implikimi i Beogradit në këtë akt nuk është vërtetuar, sikur rezoluta e fundit e parlamentit Evropian, që kerkon rishikimin e sanksioneve për Kosoven dhe ndëshkimin e Serbisë nuk ekziston. 

 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook  Videos 

Por, në sinjalin që ka dhënë përpara mbërritjes së delegacionit te pesë fuqive perendimore në Prishtinë, kryeministri Kurti ka lënë të kuptohet se, që pas 24 shtatorit gjërat kanë ndryshuar. Gjatë një vizite në Shtimë ai ka thënë para gazetarëve, duke përdorur emrin qe evropianët i kanë venë marëveshjes së Brukselit, se nuk mund të ketë normalizim, pa pasur më parë siguri.

“Çka do të kërkojë e çka do të ofrojë pesshja e marrim vesh nesër. Unë mund të them që nuk mund të kemi normalizim pa siguri dhe siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit edhe për popullin edhe shoqërinë. Për këtë punojmë ditë e natë me krejt çfarë mundemi e dimë” ka deklaruar Kurti.

Po pse Kurti vë theksin tek siguria dhe ku synon të arrijë ai?

Albin Kurti është i qartë se Serbia e ka shkelur haptaz të paktën dy nene, atë 2 dhe 3 të marëveshjes me 11 pika të Brukselit. Vucic nuk ka respektuar as nenin për njohjen e sovranitetit teritorial dhe as atë për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore….

Pra është evidente se ai nuk do ta zbatojë këtë marëveshje, ashtu siç deklaroi që në krye të herës, kur tha se i dhëmb dora për ta firmosur. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe ai ka punuar në këtë drejtim. “Në dhjetorin e viti të kaluar i kishim tri javë 16 barrikada në veri. Me 26-29 maj të këtij viti patëm sulm mbi Policinë, ushtarët e KFOR-it dhe mbi ju gazetarë në veri. Me 14 qershor e patëm rrëmbim e tre policëve tanë në Leposaviq”, tha ai këtë të premte gjatë vizitës në Shtime. Tani kjo vijë sjellje e serbisë dhe këto ngjarje janë shpërfaqur në sy të gjithë botës.

Analiza e fortë e FAZ: “Loja e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit” 

Prandaj dhe pozicioni i Kosovës ka ndryshuar. Në zbatimin e marrveshjes për normalizim, këtej e tutje përpara duhet të vijë siguria dhe tërheqja e Serbise nga roli i agresorit dhe pastaj normalizimi. Sot më shumë se kurrë të gjithë kanë të drejtë të pyesin se si do të qe një asocacion nëse Kurti do ta kishte pranuar që në pranverën e shkuar atë, në një veri që kontrollohej komplet prej Radoiçiçit? A mund ti shërbente ajo komunitetit serb dhe a do e cënonte një gjë e tillë shtetin e Kosovës?

Andi Bushati: Tre manipulime të Ramës me asocacionin 

Mjaftojnë këto pyetje retorike për të kuptuar se sjellja “e vazhdojmë aty ku e kishim nisur” madje duke themeluar urgjent asocacionin, nuk ka më kuptim. Pikërisht për këtë Albin Kurti po përpiqet ta ndryshojë ekuacionin duke vënë çështjet e sigurisë përpara normalizimit sa për fasadë të gjendjes. Duket se ai tani është më i bindur se kurrë se pa u pastruar veriu nga bandat kriminale, asocacioni është një zgjidhje e dëmshme. Ai ka të drejtë dhe këtë e kuptoin çdo mendje me logjikë normale. Por se sa do ia dalë të bindë për këtë edhe delegacionin e QUINT-it, kjo mbetet ende mister.

©

#Prapaskenat #Delegacioni #ndërkombëtarëve #në #Prishtinë #Kurti #ndryshon #strategji #pas #Banjskës

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button