Aktualitet
Hamas liron dy pengje amerikane

Dy pengje amerikanë të mbajtur nga Hamasi u liruan “për arsye humanitare” sot, të premten, 20 tetor, tha zëdhënësi i krahut të armatosur të organizatës, Brigadave Ezzedine al-Qassam, Abu Ubaydah. Ai tha se kjo ishte në përgjigje të përpjekjeve ndërmjetësuese të Katarit dhe për t’i “demonstruar popullit amerikan dhe botës se pretendimet e Biden dhe qeverisë së tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza”. Sipas njoftimit bëhet fjalë për një amerikane dhe vajzën e saj. Lajmi është raportuar nga Reuters e APF.
#Hamas #liron #pengje #amerikane
Lapsi