Aktualitet

Jon Bon Jovi nderohet si “Personi i Vitit” nga MusiCares

Jon Bon Jovi do të nderohet si Personi i Vitit i MusiCares 2024.

Artisti fitues i çmimit GRAMMY jo vetëm që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e muzikës dhe kulturës pop, por ka ndihmuar edhe në ndryshimin e jetës së shumë personave. Këngëtari themeloi Fondacionin Jon Bon Jovi Soul në 2006, i cili është i përkushtuar për të luftuar urinë, varfërinë  përmes strehimit të përballueshëm dhe përpjekjeve për trajnime për punë.

“Jam vërtet i përulur që jam i nderuari i MusiCares këtë vit,” tha Bon Jovi në një deklaratë për shtyp të lëshuar të enjten. “Puna filantropike ka qenë një gur themeli i jetës sime dhe ka qenë gjithmonë së bashku me karrierën dhe arritjet e mia muzikore.”


“Afro dy dekada më parë kur formova Fondacionin JBJ Soul dhe JBJ Soul Kitchens, pashë  dhe vazhdoj të shoh sot ndikimin e punës bamirëse të bazuar në komunitet”, vazhdoi ai. “Unë e di këtë me siguri: të ndihmosh komunitetin e dikujt është të ndihmosh veten.”

Ceremonia do të zhvillohet në Qendrën e Konventave të Los Anxhelosit më 2 shkurt 2024 — dy ditë përpara fillimit të GRAMMYS 2024 në Crypto.com Arena./

#Jon #Bon #Jovi #nderohet #Personi #Vitit #nga #MusiCares

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button