Aktualitet

Rama: Kemi ende pak kulla në Tiranë, do lejojmë të tjera

kulla

“Kulla janë pak akoma në Tiranë” – thotë kryeministri Edi Rama. “Kulla nuk janë ato me 10 apo 15 kate. Kulla janë ato mbi 20 kate. Janë dhënë sot edhe 3 të reja. Është dhënë një midis atyre të dyjave në qendër, njëra te bulevardi i ri dhe tjetra tek “21 dhjetori”. Janë të larta këto të fundit” – zbuloi kryeministri në emisionin “Opinion”.

“Është fat që kemi arkitektët më të njohur që vijnë në vendin tonë. Tirana e ka potencialin për t’u zhvilluar lart njëlloj si Tel Avivi. Ne nuk kemi prishur trashëgiminë historike. E kemi mbrojtur atë. Rritja e densitetit të popullsisë në qendër sjell rritje ekonomike. I blejnë shqiptarë dhe të huaj. Çmimet janë të larta. Shqiptarët kanë sakrifikuar për shumë vite dhe përderisa i blejnë kanë para” – tha Rama në emisionin Opinion.

Lajm në përditësim…


#Rama #Kemi #ende #pak #kulla #në #Tiranë #lejojmë #të #tjera

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button