Kush qe biznesmeni që nderoi në fjalimin e tij presidenti Makron

Krahas dekorimit të Ismail Kadaresë, fjalëve të mira që zgjodhi për Lorik Canën Presidenti i Francës Emanuel Macron nuk mungoi të falënderojë në darkën e shtruar në pallatin e brigadave një nga biznesmenët më të njohur francezë në Shqipëri Julien Roche. I ardhur në vendin tonë që në mesin e viteve ’80, i gjendur këtu në momentin e ndryshimit të regjimeve, Roche krahas shumë bizneseve të tjera u bë i njohur edhe si një nga pionierët e zhvillimit të mediave private në vend. Ai ka qenë njëkohësisht themelues i revistës Klan e më pas i TV Klan, pronar i Albania Daly Neës dhe krijues ndër vite i mbi 40 kompanive në fusha të ndryshme.
Ndërmjetësues i ardhjes së shumë bizneseve në Shqipëri, Julien Roche, që e kalon prejsën më të madhe të kohës në këtë vend është njëkohësisht edhe president që prej vitit 2012 i Dhomës së Tregtisë Franko-Shqiptare.
Pikërisht për këtë angazhim të gjatë presidenti Makron tha: “Më lejoni të bëj një nderim të veçantë për bashkëatdhetarin tonë Julien Roche, i vendosur në Shqipëri që nga fillimi i viteve ‘80, simbol i gjalle i tranzicionit, President i Dhomës se Industrise dhe Tregtise France-Shqiperi, i cili është , me mbështetjen e çmuar te 2 ambasadorëve tanë, zejtar i palodhur i forcimit te bashkëpunimit tonë ekonomik, rrugë në të cilën ne duam të shkojmë shumë më përpara”.
©
#Kush #biznesmeni #që #nderoi #në #fjalimin #tij #presidenti #Makron
Lapsi